Një notar në një plazh popullor të Sidneit e ka gjetur veten pak metra larg një peshkaqeni gri teksa notonte me shpinë mbi detin e cekët.

Gjithçka u pasqyra në pamjet e jashtëzakonshme të xhiruara me dron mbi plazhin Maroubra të martën në mbrëmje rreth orës 18:30, në një kohë të ditës, kur peshkaqenët kanë më shumë gjasa t’i afrohen bregut për t’u ushqyer.

Në video, një burrë i veshur me pantallona të shkurtra shihet duke notuar në cekëtirë, ndërsa batica e ka çuar drejt një peshkaqeni gri dy metra të gjatë – të cilin ai nuk e pa.

“I apasionuari pas peshkaqenëve” që shkrepi pamjet me dron, Tom, i tha “Daily Mail Australia” se, ndërsa ishte duke parë peshkaqenin me dronin e tij, nuk ishte aspak i shqetësuar për notarin.

“Këta janë peshkaqenë gri. Ata janë kafshë të mëdha që duken të frikshme, por janë të urtë.Nëse do të ishte një peshkaqen i bardhë, histori tjetër”, tha ai.