Një 27-vjeçar nga Kosova është arrestuar në portin e Durrësit, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të falsifikuara.
“Nga specialistët për Hetimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi G. Z., 27 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, pasi në PKK Port, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





