Arrestohen në flagrancë 2 persona të cilët përdornin bllokues valësh në momentin e mbylljes së mjetit dhe tentuan të vidhnin para brenda në mjet, por u pikasën nga Policia.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestuan në flagrancë shtetasit E. H.(M)., 26 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi në Fushë Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin një shumë lekësh brënda automjetit në pronësi të shtetasit K. Xh., duke përdorur një bllokues valësh në momentin e mbylljes së mjetit, por janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilët kanë bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e tyre në ambientet e Policisë.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.