Sot pjesa më e madhe e vendit parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta sipas MeteoAlb.

Përjashtim bëjnë zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore të cilat rrezikohen nga reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.

Era do fryjë me shpejtësi 65 -70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 – 7 ballë.