Katër persona janë shpallur fajtorë pasi kanë tentuar të kalojnë në kufi drejt Britanisë së Madhe 69 shtetas shqiptarë.

Një peshkarexhë peshkimi 30 m, u kap në brigjet e Norfolk nga Forcat Kufitare nëntorin e kaluar dhe u dërgua në Harwich, Essex, ku u zbuluan se ishte e mbushur me emigrantë, të cilët synonin që të mbërrinin në Britaninë e madhe.

Trupa gjykuese doli në përfundimin se peshkarexha kishte ecur për 14 orë në det pasi ishte nisur nga Belgjika.

Kfir Ivgi, 32 vjeç, Sergejs Kuliss, 39 vjeç, Alexandrs Gulpe, 44 vjeç dhe Igor Koysi, 56 vjeç, u dënuan nën akuzën për transportin e paligjshëm të emigrantëve, ndërsa një person i pestë, Volodymyr Mykhailov, u la i lirë.