Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, lidhur me zhvillimet e fundit në PD dhe debatet për mbajtjen e kuvendit.
Duke akuzuar sërish Bashën për bashkëpunim me Edi Ramën, Berisha shprehet ndër të tjera se nëse hyn me “ushtarë e nxjerr Bashën me këpucë të kuqe”.
“Une tani po merrem me fuqishëm se kurrë ne jeten time politike me botën e krimit. Me kreun e Meduzës dhe pengun e tij, Lulzim Basha. Krimi ka hierakinë e tij. Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij. Por tani përqendrimi im është total në organizatën me kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Europë që ka goditur pluralizmin politik dhe ky klan është klani Rama dhe peng-Basha. Ky i fundit gabon, se po të hyj pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe.”,- shkruan Berisha ndër të tjera.





