Janë publikuar pamjet e rrëzimit të kabinës së teleferikut në Itali, ku humbën jetën 14 persona.
Pamjet e frikshme janë publikuar nga mediat italiane, në të cilat pretendohet se shihet momenti i rënies së një kabine teleferiku në Itali që ndodhi më 23 maj.
Nga pamje shikohet momenti kur kabina e teleferikut që po ngjitej normalisht, sapo arrin majën, atehere kur duhet të lidhej me stacionin, lëviz papritmas poshtë dhe përfundimisht shkëputet nga litari dhe bie në tokë.
Kujtojmë se në këtë tragjedi kanë humbur jetën 14 persona dhe ka shpëtuar vetëm një pesëvjeçar i cili ishte i shoqëruar nga prindërit, vëllai, stërgjyshi dhe stërgjyshja, të cilët humbën jetën.





