Irani i ka informuar SHBA-të se nuk po kërkon ose nuk po mbledh taksa apo ndonjë gjë tjetër për Ngushticën e Hormuzit, tha presidenti amerikan Donald Trump, Donald Trump përmes një postimi të ri në Truth Social.
Presidenti amerikan kërcënon se nëse rezulton e vërtetë që Teherani kërkon të vendosë tarifa për anijet, atëherë negociatat do të përfundojnë menjëherë.
ADVERTISING
“Irani ka informuar SHBA-në se, pavarësisht lajmeve të rreme problematike që raportojnë të kundërtën, “NUK KA ASNJË TAKSE, ASNJË KOSTO SIGURIMI DHE ASNJË TARIFE TJETER TË ASNJË LLOJI QË KËRKOHET OSE MERRET NGA IRANI PËR ANIJET QË UDHËTOJNË NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
Nëse ky është informacion i rremë, negociatat do të përfundojnë menjëherë! Për më tepër, asnjë para nuk i është dhënë Iranit, ose nuk i është liruar atyre nga paratë e tyre, nga SHBA-ja.
Ne do të lirojmë disa nga paratë e tyre, të cilat kontrollohen plotësisht nga ne, për fermerët dhe blegtorët tanë, për blerjen e misrit, grurit, sojës dhe më shumë. Ushqimi është i nevojshëm urgjentisht në Iran dhe ne do ta blejmë atë për ta ekskluzivisht nga Shtetet e Bashkuara.”, ka shkruar presidenti Trump.





