Një incident me përleshje fizike ka ndodhur në takimin Biden-Putin mes gazetarëve amerikanë dhe sigurimit rus.

Gazetari i “Wall Street Journal”, Andrew Restuccia ka ndarë në “Twitter” një foto jashtë rezidencës. Ai shkruan se është krijuar një situatë tensionuese mes gazetarëve rus dhe amerikanë.

Ndërsa “Fox News” thotë se pamja ishte kaotike dhe Biden me Putin panë gjithë skenën.

Qëllimi i sigurimit rus ishte mos lejonin gazetarët amerikanë të futeshin brenda dhomës, por ata përdorën edhe forcën duke shtyrë dhe kapur prej rrobash gazetarët.

Të pranishëm kanë qenë dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë që u bënë thirrje agjentëve rusë të ndalonin menjëherë.