Seriali që theu rekordet në “Netflix”, “Sqiud Game” ka sjellë edhe një “viktimë” të radhës si dhe dënime të tjera të ashpra.

Bëhet fjalë për një student në Korenë e Veriut, i cili është dënuar me vdekje pasi iu gjet një USB me seritë e këtij filmi.

I riu i cili sapo ishte kthyer nga Kina, u kishte shitur disa kopje të filmit dhe studentëve dhe miqve të tij.

Sipas mediave vendase ai u arrestua në provincën veriore Hamgyong të vendit dhe do të ekzekutohet me pushkatim, një nga metodat e zymta me të cilën lojtarët vriten edhe në serial.

Ndërsa, një nga studentët e tjerë i cili bleu një nga kopjet e filmit është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa gjashtë të tjerë që ndoqën shfaqjen janë dënuar me pesë vjet punë të rëndë.

Koreja e Veriut ndalon rresptësisht shikimin e materialeve nga perëndimi dhe Koreja e Jugut në vend.