Një shpërthim me eksploziv në një makinë ka ndodhur sot në Kamëz, ku si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin për të hapur derën.
Nga shpërthimi është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit Gj.M., pa problem për jetën.
“Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.”– njofton policia.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





