Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia për vdekjen e 25-vjeçares një ditë më parë në zonën e Institutit në Kamzë pasi u përplas nga makina.

Në pranga kanë rënë shoferët Ervin Baçe, 42 vjeç dhe Mevlan Abazi, 54 vjeç. Nga përplasja mes dy mjeteve, njëra prej makinave goditi dy këmbësorët, 25-vjeçaren Ariola Aliaj dhe 58-vjeçarin Sadik Rexha.

Babë e bijë ishin duke ecur në rrugë. E reja humbi jetën si pasojë e përplasjes së fortë, ndërsa 58-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.