Gruaja që shihni në foto është 47-vjeçarja që u gjet e vdekur sot në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bajzë.

47-vjeçarja Gurraj u gjet e pajetë në banesën e saj. Sipas policisë, djali i viktimës, prej tre ditësh, kërkonte të komunikonte me të ëmën, por ajo nuk ia kishte hapur telefonin, çka ka bërë që ai të bënte denoncim në polici mbrëmjen e së dielës.

Jashtë kamerës, fqinjët thanë se 47-vjeçarja prej kohesh vuante nga depresioni. Ajo ishte në konflikt me familjarët e ish-bashkëshortit të saj, i cili mësohet se është vrarë para 10 vitesh në qendër të fshatit Bajzë. Më herët, 47-vjeçarja është shoqëruar dy herë në polici për konflikte me fqinjët.