Policia ka dhënë version zyrtar lidhur me aksidentin e frikshëm që ndodhi paraditen e sotme në rrugën e Plepave në Durrës.

Mësohet se shoferi, 25-vjeçari Met Koci ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur më pemën dhe fillimisht dhe më pas me shtyllën ndriçuese.

“Më datë 08.02.2021, në orën 08:20, shtetasi M. K., 25 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrrollin dhe është përplasur me një pemë dhe shtyllën e ndriçimit rrugor, e për pasojë është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.

Siç duket edhe në foto, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të aksidentuarin nga automjeti.