Gjendet e pajetë një grua në Fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe. Viktima është gjetur nga familjarët në banesën e saj.Dyshohet se viktima mund të jetë vrarë.

Policia bën me dije se e pajetë ka mbetur shtetasja V. G. 47 vjeçe.

“Nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën”, thanë blutë.

Ndërkohë trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi i policisë:

Malësie e Madhe/Informacion paraprak

Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.