Policia e Tiranës ka zbarkuar këtë të hënë në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi” duke arrestuar katër pjesëtarë të stafit mjekësor të këtij spitali që lidhen me rastin abuziv të sanitares Tire Alldervishi.

Kështu, në pranga kanë rënë infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha.

“Sot me urdhër të Prokurorit, nga Policia Gjyqësore u krye ndalimi i:

Mira Bushi, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sheqerije Koci, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sidorela Çela, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Rukije Hoxhaj, me detyrë sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, për veprën penale të ”Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, 58-vjeçarja Tire Alldervishi u arrestua pak javë më parë, pas denoncimit në një emision investigativ, ku rezultonte se ajo iu kishte zhvatur 8 milionë lekë familjarëve të një pacienteje me koronavirus, por që kësaj të fundit nuk i kishte bërë asnjë shërbim, duke mos i dhënë as bukë, derisa ajo kishte humbur betejën me virusin e rëndë.