I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ishte pedagogu Rezart Prifti, i cili foli për largimin masiv të të rinjëve shqiptarë nga vendi jonë por edhe për arsyet pse ndodh kjo.
Gjithashtu, Prifti foli për një problem madhor në Shqipëri për protitucionin, në moshat e reja dhe bullizimin ndaj individëve që çon në këto shtigje. Sipas tij, ky fenomen nuk është i ri në vendin tonë dhe se ka qenë e pranishme që në vitet 1994.
“Këtu problem është sistemi mund të kesh 7 diploma por prapë nuk ke një punë.Të rinjtë po largohen për mungesën e meritokracisë në vendin tonë, për tu rritur këtu në karrierë duhet të shesësh shumë gjera qoftë edhe fizikisht, moralisht familjarisht.
Në agjencitë shtetërore duhet të japësh lek 2-3 rroga për të punuar. Në gjithë botën merr lek për të punuar këtu jep lek për të punuar. Këtu nuk funksionon asnjë sistem edhe lek të kesh nuk bën dot qejf as punë sepse niveli i madh i stresit është i madh. Ky fenomen ka qenë që në vitet 1994 dhe vazhdon të jetë akoma.
Kam qenë vetë dëshmitar në vitet 1998 për gocat nga Fieri, Lushnja etj që i çonin me vagona. Sot ka dhe me dëshirë dhe pa dëshirë. Faktorët kryesorë janë ato socialë prandaj them që një njeri nuk duhet të bullizohet nga shoqëria. Bullizmi në shoqëri varet se çfarë alternativash jep dhe se çfarë formimi jep për rininë shqiptare.”- tha Prifti.





