Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 25-vjeçare ka humbur jetën.
Mësohet se e reja është përplasur nga një makinë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
“Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit, mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





