I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Grabiel Escobar ka folur në një prononcim të shkurtër për media në lidhje me takimin e tij me kreun e PD, Lulzim Basha, që zgjati afërsisht 60 minuta.
Ai u shpreh i kënaqur me vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë, ndërsa ftoi kreun e PD-së Lulzim Basha për një takim zyrtar në Uashington sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Jam shumë i kënaqur që kam ardhur në Tiranë, është vizita e parë e imja në Shqipëri, më është rezervuar një pritje e ngrohtë, jam i lumtur që u takova me opozitën, ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj NATO-s, BE-së dhe luftën kundër korrupsionit.
Jemi të kënaqur që jemi pjesë e kësaj, përfshirë përpjekjet tona kundër korrupsionit. Për ta kthyer këtë në realitet, do të kërkoj një përkushtim nga institucionet shqiptare, pres me këmnaqësi që të zhviolloj takime të tjera pasdite. Pres me kënaqësi vazhdimin e marëdhënieve me Partinë Demokraatike, kemi kënaqësinë që të mirëpresim sa më parë zotin Basha në Uashington.”, tha Escobar.
Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.





