Ashtu siç kishte paralajmëruar, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat, pak orë para Kuvendit që do të mbajë nesër. Që në nisje të fjalës së tij Berisha ka ftuar delegatët e PD-së që të marrin pjesë në Kuvend, ndërsa i ka këshilluar ata që të vishen trashë për shkak të paparashikimeve të motit.
“Me këtë mesazh dua t’ju përshëndet shumë përzemërsisht. T’ju ftoj ju të gjithë delegatëve dhe delegatet të Kuvendit të rithemelimit të PD që keni firmosur ose nuk keni firmosur formularin të jeni nesër të pranishëm. të vendosni me votën tuaj të lirë rithemelimin e PD. Rithemelimin e forcës tonë politike, rikthimin e saj në shtëpinë e lirisë së demokratëve shqiptarë. Në një forcë politike të vlerave tradicionale të shoqërisë sonë. Në një forcë të vërtetë opozitare, të sigurt, që do të udhëheqë revolucionin paqësore të shqiptarëve. Si dikur përmbysëse e sistemit komunisti, sot në përmbysje të narko-shtetit. Rikthimin e votës së lirë për anëtarët, simpatizantët e PD brenda kësaj partie. Rikthimin e votës së lirë për Shqipërinë shqiptare në tërësi. të dashur delegatë dhe delegate, moti është një faktor që nuk varet nga ne, me gjithë zjarrin dhe entuziazmin që keni nga brenda. Sugjerimi miqësor është që të vinim të përgatitur me veshje të trasha të mundur për mos të ndjerë të ftohtin.”, tha Berisha.





