Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Laknas të Tiranës, te kryqëzimi i Bërxullit.

Një makinë policie është përplasur me një mjet tjetër, ku për pasojë janë plagosur dy punonjës policie dhe pasagjerja e mjetit tjetër.

Pasagjerjame iniciale E.Xh., dhe punonjësit e policisë me inicialeP.K. dhe A.M. ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.02.2021, rreth orës 10:18, në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.