Vetëm një ditë përpara mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm 11 dhjetorit thirrur nga ish-Kryeministri Berisha, në një dalje publike për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi njoftoi se në kuvendin e 18 dhjetorit janë konfirmuar 5259 anëtarë të Kuvendit ose 69% e tyre.

Ndërkohë Berisha deklaroi një natë më parë në “Opinion” se kanë firmosur për kuvendin e jashtëzakonshëm më shumë se 5100 anëtarë.