Mediat serbe shkruajnë këtë të diel të alarmuara se Presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka kërkuar homologut të tij në Serbi, Aleksandër Vuçiç, të njohë Kosovën.
Në një letër urimi drejtuar Presidentit Vuçiç, mediat fqinje shkruajnë se Kreu i SHBA-ve ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.
Mediat serbe shkruajnë se, ndërsa bëhet fjalë për urimin për Ditën e shtetësisë së Serbisë nga Shtëpia e Bardhë, që janë kryesisht protokollare, një mesazh i llojit të tillë u dërgua për herë të parë, në të cilin apostrofohet se zgjidhja e çështjes së Kosovës me njohje reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
15 shkurti është dita e shtetësisë së Republikës së Serbisë.Vuçiç pritet që sot t’i përgjigjet këtij mesazhi.





