Ka qenë pasditja e 29 janarit kur 57 vjeçari Sinorrapaj së bashku me tre shokët e tij, Fitim Zekaj, 42 vjeç, Festim Alimetaj, 53 vjeç, dhe Ferdinand Meraj, 44 vjeç, të tre banues në Ballsh Mallakastër, pasi kishin konsumuar alkool në një lokal në Ballsh, u nisën për në shtëpi, aty ku edhe nisën edhe debatet që përfunduan me plagosjen rëndë të njërit prej tyre.

Sherri vazhdoi edhe jashtë lokalit, ku Pelivan Sinorrapaj u godit dhe u gjakos dhe u la në mes të rrugës.

Nga përdorimi i dhunës ai u dërgua në spitalin e Ballshit, por nga goditjet e marra u nis për në Tiranë në spitalin e Traumës.

Mësohet se viktima është baba i tre fëmijëve, ndërsa policia ndaloi autorët ndërkohë që gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” disa ditë më parë. Por tani, ata do të përballen me akuzën e plagosjes me pasojë vdekjen.