Ditën e sotme do të zhvillohet Kuvendi i PD-së i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Brenda ambienteve të stadiumit “Air Albania”, janë vendosur banderolat me sloganin e njoftuar më parë, nga Berisha: Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, më të bashkuar më të fortë më të hapur.
Gjithashtu delegatët janë pritur me flamuj, ujë e biskota në një prej hyrjeve.
Kujtojmë se vetë Berisha, ka paralajmëruar mbështetësit e tij të vishen mirë për shkak të motit të keq.





