Jashtë Evropë, Milan kthen vështrimin nga Serie A, aty ku ndodhen në krye dhe dëshirojnë të qëndrojnë deri në fund të sezonit.
Stafi drejtues i kuqezinjve ka premtuar një merkato të kujdesshme në janar, për tu përforcuar në disa reparte. Dëmtimi i Simon Kjer, me danezin që praktikisht ka mbyll sezonit, detyron Milan të gjejë një qendërmbrojtës në merkaton e dimrit.
Sipas mediave italiane, opsioni më i pëlqyer për momentin është Marash Kumbulla. Qendërmbrojtësi kuqezi u transferua në kryeqytet për 30 milionë euro por nuk është preferencë e parë e Jose Mourinho.
Kumbulla është një okazion i rëndësishëm, pasi mund të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje, kjo është pikërisht formula që i intereson edhe Milan, një transferim me pak kosto.
As Kumbulla nuk do të ishte kundër një transferimi të tillë pasi tek Milan do të kishte më shumë hapësira, pikërisht ajo që i duhet më shumë në këto momente një lojtari të ri dhe premtues.





