Një 61-vjeçar ka përfunduar në pranga e policisë pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një të re.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin A.B., 61 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 34-vjeçaren.”, njofton policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.





