Katër persona janë vënë në pranga si autorë të dyshuar të disa rasteve të vjedhjeve në disa shkolla në Cërrik. Të arrestuarit janë të gjithë minorenë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, kanë bërë arrestimin e shtetasve: Y. H., 17 vjeç, E. Xh., 16 vjeç, K. H., 14, vjeç dhe I. M., 17 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje, tri shkolla të ndryshme, në fshatrat Linas, Selvijas dhe Mollas, në Cërrik.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sënde/pajisje të ndryshme që janë vjedhur në ambientet e shkollave, si dhe disa sende që përdornin autorët për të kryer vjedhjet”, tha Policia.
Materialet i kaluam Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja pa leje e armëve të ftohta”.





