Dy të rinj janë arrestuar nga policia Gjirokastrës, pasi iu është gjetur kokainë në makinë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. K., 24 vjeç dhe Z. H., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit K. K., 24 vjeç dhe Z. H., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin ata udhëtonin, u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë” njofton policia.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.