Kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit të tij qeveritar janë takuar mbrëmjen e sotme në një darkë pune në një restorant në Elbasan.

Nuk dihet ende fokusi i bisedës si dhe as emrat që janë të pranishëm në këtë takim me kryeministrin Edi Rama.

Dy ditë më parë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian dhe SHBA u takuan me Lulzim Bashën në selinë blu ku u diskutua situata kritike brenda Partisë Demokratike e cila është e ndarë me dy kampe.