Rreth orës 10:50, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin R. Z., 32 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin F. M., 56 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.