Shpërthimi i një bombole gazi në një lokal në shëtitoren “Taulantia” ka rrezikuar të marrë përmasa edhe më të mëdha.
Siç duket nga video që po publikon “DurrësLajm”, për shkak të një difekti teknik bombola është përfshirë nga flakët, të cilat rrezikuan edhe lokalin.
Ndërhyrja në kohë e një punonjësi të stafit bëri që rreziku të largohej nga lokali, ndërkohë që gazi në bombol vazhdoi të digjej shumë pranë detit.





