Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat dhe ambasadorët në Shqipëri, në një darkë fundviti në Elbasan.

Në fotot e publikuara shihet një tavolinë mjaft interesante me gra të politikës dhe bashkëshortja e kryeministri Edi Rama.

E pranishme ishte dhe ambasadorja Yuri Kim e cila së bashku me Lindën duket se e ndjekin me shumë kërshëri fjalimin e kryeministrit.

Kujtojmë se Rama i mblodhi ambasadorët në restorantin e biznesmenit Gjergj Luca.

Ky restorant është një nga vendet ku Rama më shpesh mbledh figura të njohura politike për takime pune apo dreka e darka.