Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka postuar një video -mesazh.

“Nesër zgjedhim të ardhmen”, shkruan Basha.

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të shtunën e 18 dhjetorit do të mbahet në të njëjtën ditë që ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një referendum ku anëtarësia e partisë do të votojë për shkarkimin e Lulzim Bashës.