Policia e Shtetit ka zbuluar së fundmi në tre raste, në pikat kufitare të vendit, persona që përpiqen të kalojnë kufirin e Shqipërisë dhe të mos deklarojnë shumat monetare.

Policia bën me dije se në Kapshticë, Morinë dhe Muriqan janë sekuestruar 127.500 euro dhe 2 radio si ato të Policisë.

Në Morinë të sekuestrohen 53.600 euro, në hyrje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin D. D, 35 vjeç, banues në Rumani;

Në Muriqan të sekuestrohen 40.000 euro, në hyrje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin C. B., 37 vjeç, banues në Rumani. Në automjetin e këtij shtetasi janë gjetur edhe 2 radio si ato që përdor Policia.

Në Kapshticë të sekuestrohen 33.900 euro, në dalje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, Elbasan.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtoritë Vendore të Policisë Kukës, Shkodër dhe Korçë janë proceduar penalisht shtetasit D. D., C. B. dhe K. Xh., për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.