NSHK Durrës ka konstatuar dëmtimin e katër varreve si pasojë e rrëshqitjes së dherave nga reshjet e dendura të para disa ditëve.
Këto varre janë tek varrezat e vjetra, krahu i majtë në hyrje. Grupi i punës identifikoi emrat të cilët janë:
1. Vesim Toto – varrosur më 14.4.1996
2. Prendush Gruda – 1996
3. Gjergj Komnino – 11.4. 1998
4. Nikolina Zajmi – 26.4. 1996
Njoftohen familjarët e të ndjerëve që të paraqiten pranë zyrave të NSHK Durrës, sektori funeral, pasi për shkak të terrenit të dëmtuar dhe rrëshqitjes masive të dheut pranë këtyre varreve, duhet të bëhet zhvendosja dhe rivarrimi i tyre në varrezat e reja, brenda 15 ditëve sipas ligjit në fuqi për varrimet.





