Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kolonjës mëngjesin e kësaj të shtune, ku raportohet se si pasojë e rënies së zjarrit në një banesë në fshatin Sanjollas ka ndërruar jetë një person.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.“, thotë policia.

Materialet i kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.