Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.
Një automjet me drejtues shtetasin V. Q., 64 vjeç, pasi ka humbur kontollin është përplasur me bordurën ansore të rrugës.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Krujë/Informacin paraprak
Rreth orës 15:15, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin V. Q., 64 vjeç, pasi ka humbur kontollin është përplasur me bordurën ansore të rrugës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





