Përmes një njoftimi zyrtar, Bashkia Durrës bën me dije se gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak, mbajtur paraditen e sotme është miratuar pika e vetme e rendit të ditës.
Bëhet fjalë për fondin e pashpenzuar të një viti më parë me vlerë 1.2 miliardë lekë të rinj, të cilat do të kalojnë për 2021-shin.
“Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja e jashtëzakonshme e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratua një vendim i rëndësishëm:
Për rialokimin e fondeve të përfituara në formën e transfertës së pakushtëzuar nga fondi i rindërtimit i buxhetit të shtetit me vlerë 1,241,641,916 lekë të pashpenzuara në vitin 2020, që do të trashëgohen në vitin 2021.”, thuhet në njoftim.





