Zhduket shqiptarja në Greqi.

Autoritetet greke kanë marrë alarmin për zhdukjen e gruas shqiptare. Bëhet fjalë për Esmeralda Shira 35 vjeçe, e cila është zhdukur që më 16 dhjetor Hania të Kretës.

Shqiptarët kanë kërkuar ndihmën e bashkëatdhetarëve për identifikimin dhe gjetjen e saj. Njëkohësisht janë njoftuar edhe policia dhe autoritetet greke.

Bëhet e ditur se  Esmeralda Sira, 35 vjeçe, është 1.75 m e gjatë, peshon 55 kg, ka flokë të zeza dhe sy kafe. Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë dhe çizme të zeza.

‘Kushdo që ka ndonjë informacion, ju lutemi të kontaktojë me telefon me “Buzëqeshja e Fëmijës” 1160000 në 24 orë, si dhe në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Komisariatet e Policisë me numër telefoni 100, si dhe përmes aplikacionit Missing Alert është një informacion i drejtpërdrejtë për zhdukjen e saj’, shkruan gazetari Shpëtim Zinxhiria.