Samuel Eto është tashmë president u Federatës Kamerunase të Futbollit, Ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës nuk i ka marrë gjërat shtruar, por ka filluar menjëherë të bëjë ndryshime.
Sipas mediave afrikane Eto ka pushuar nga puna disa persona për shkak se ata mbërritën me vonesë. Eto kishte mbërritur në zyrë që në orën 6:45 dhe urdhëroi rojen që të mbyllte portën në 7. Si rrjedhojë disa punonjës që erdhën në orën 8 morën njoftimin që të shkonin në shtëpi.
Samuel Eto nuk e ka marrë me shaka këtë punë dhe punonjësit e tjerë janë të paralajmëruar.





