Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë një mesazh për anëtarët e Kuvendit Kombëtar.

Basha shkruan se është i vetëdijshëm për ditët e vështira që po kalojnë demokratët, por ai kërkon që vazhdojnë rrugën.

Ndërsa thekson edhe një herë se qëllimi i të gjithëve është një PD e fortë dhe rrëzimi i Edi Ramës.

Te nderuar anetare te Kuvendit Kombetar, te dashur demokrate e demokrate!

Ju falenderoj me mirenjohje per kontributin tuaj, per angazhimin dhe perkushtimin per te ardhmen e Partise Demokratike.

E di qe nuk kane qene dite te lehta per ju, e di qe keni qene nen presion, por me mire se kushdo ju e dini se ketu nuk behet fjale per fatin e nje individi por per fatin e PD-se.

Ne duhet te vazhdojme rrugen tone, duke mirekuptuar cdonjerin prej nesh qe sot, per shume arsye kane mendime te tjera por askush nuk eshte i tepert, te gjithe jane pjese e familjes tone.  Une kam degjuar cdo kritike dhe natyrisht i mirepres pa asnje paragjykim, sepse ne te gjithe se bashku kemi vetem nje qellim, nje Parti Demokratike te forte dhe rrezimin e Edi Rames”-shkruan Basha.