Familjarët e komisarit Artan Cuku kanë kërkuar dëmshpërblim 1 milionë euro ndaj Ministrisë së Brendshme për humbjen e familjarit të tyre. Sipas ekspertizës dëmin shëndetësor dhe dëmin ekonomik që i është shkaktuar familjarëve duhet ta paguaj shteti.
Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të shtëpisë pranë Liqenit Artificial mbi tre vite më parë më 8 Prill të 2017. Porositësi i vrasjes së tij është Bledar Jambelli, i arrestuar në Greqi. Ndërkaq, është arrestuar më herët vrasësi Mikel Shallari, i cili po vuan dënimin.
Familjarët e Cukut kanë dorëzuar një padi në gjykatën Administrative të Tiranës kundër ministrisë së Brendshme dhe policisë së shtetit duke u kërkuar dëmshpërblim monetar edhe moral, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 8 shkurt 2021.





