Partia Demokratike ka vendosur të publikojë të emrat e anëtarëve pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha në 18 dhjetor.
Sekretari i Përgjithëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se për shkak të lajmeve të rreme të hedhura mbi opinionin publik, Partia Demokratike do të bëjë publik krahas emrave të delegatëve edhe emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që vendosën pro “18 Dhjetorit”.
“Opinioni publik këto ditë është mbushur me lajme të rreme, sajesa që bëhen për të mbuluar arsyet e vërteta të rrëmujës në PD. Ditën që këtë sallë mblidhej Këshilli Kombëtar, Berisha i bënte thirrje anëtarëve për bojkot, dhe kur shumica nuk iu përgjigjën kësaj thirrje, filluan lajmet e rreme.
Edhe sot, dhe pse nuk ka qenë një standard apo traditë e PD të publikojë emrat e pjesëmarrësve, për t’i shkuar transparencës deri në fund, kemi vendosur të bëjmë atë që premtuam, të publikojmë listën e plotë të anëtarëve të Kuvendit”, u shpreh Bardhi.





