Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka biseduar me ambasadorët dhe delegatët e BE lidhur me arritjet në detyrën e tij.
Lajçka përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se ka plane për javët dhe muajt në vazhdim në lidhje me këtë proces.
Ai nuk jep detaje lidhur me planet në dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa shton se është i inkurajuar nga mbështetja e shteteve të unionit.
“Sot informova ambasadorët dhe delegatët e BE-së për vitin tim të parë në punë, si dhe ua shpjegova planet për javët dhe muajt pasues. Jam shumë i inkurajuar me mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së”- ka thënë ai.





