Një incident ka ndodhur në selinë blu para se të niste marshimi i protestuesve bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Mësohet se para se të mbërrinte Berisha, në selinë blu janë fikur dritat në koridorin e brendshëm të selisë së PD.
Menjëherë pas këtij veprimi të gjithë protestuesit janë acaruar duke vijuar me thirrjet e tyre kundër Bashës duke i kërkuar këtij të fundit të dilte dhe të largohej nga zyra ku ndodhej.
Rikujtojmë se kjo protestë u mbajt në të njëjtën orë ku në Shqipëri zbriti Aleksandër Vuçiç në një takim me kryeministrin Rama për “Open Balkan”.





