Merr flakë një banesë në lagjen “29 nëntori” në Fier në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Mendohet që flakët kanë shpërthyer kur në banesë nuk kishte njeri pasi të zotët, bashkë me fëmijët ishin larguar që në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se flakët janë shkaktuar nga një defekt në lavatriçe. Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes.