Një ngjarje e rëndë është denoncuar këtë të enjte në Tiranë.
Një 16-vjeçare ka denoncuar në polici të atin Bali Mazreku, 61 vjeç, për abuzim seksual.
Vajza ka thënë para autoriteteve se I ati ka abuzuar për një kohë të gjatë me të, ndërsa ka treguar edhe torturat që i ka bërë kur ajo e ka kundërshtuar.
“Më ka abuzuar për një kohë të gjatë, herën e fundit kundërshtova me forcë dhe më dogji me çakmak deri sa kreu marrëdhënie. I thash mamit: dua të tregoj diçka shumë të rëndë dhe ajo më tha: Flasim nesër se jam shumë e lodhur”, mësohet të ketë thënë e reja.





