Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë sot një mbledhje të jashtëzakonshme.

Mbledhja do të mbahet në orën 11:00 me mjete të komunikimit elektronik për shkak të pandemisë ku pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe miratimi i listës së 9-të të përfituesve të grantit për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

RENDI I DITËS

1-Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i  rindërtimit në njësitë administrative Sukth dhe Katundi i Ri, Bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proҫesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019

2-Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së nëntë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019

3-Për sistemimin e  familjes së zj.Anila Banush Ymeri në apartamentin me sipërfaqe 50,21 m² , me strukturë (1+1), me nr. Pasurie 2/130-1-10, zona kadastrale 8513, lagja nr.5, rruga “Teodor Rupi” nr.21, Durrës, pronë e dhuruar Entit kombëtar të banesave sipas marrëveshjes nënshkruar midis Entit Kombëtar të banesave dhe “Balfin” shpk, nr. 148 prot., datë 22.01.2020

4-Për miratimin e listës së subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model