Policia ka njoftuar masën e arrestit ndaj Arlind Mihaj i cili akuzohet si shkaktari i aksidentit të rëndë ku vdiqën 33-vjecari Shkurt Prenga dhe djali i tij i mitur, 3-vjecari O. Prenga.
Ndërsa bashkëshortja e tij, 26-vjeçarja Fabiola Prenga mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë.
Aksidenti fatal ndodhi ditën e djeshme rreth orës 16:30 në aksin Milot-Rrrëshen dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është parakalimi i gabuar dhe shpejtësia e lartë, me të cilën po udhëtonte Mihaj me mjetin e tij tip “Benz”.





